Të gjithë të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha dhe Rexhep Topllana, janë shpallur fajtorë për vepra kundër rendit kushtetues dhe vepra të tjera penale, raporton arbresh.info.
Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga kryetarja e trupit gjykues, Naime Krasniqi-Jashanica.
Avni Llumnica wshtw dwnuar me 12 vite burgim. Atij i llogaritet edhe koha në paraburgim.
Ragip Sallova është dënuar me 4 vite burg.
Sadri Ramabaja, është dënuar me 5 vite burg.
Behxhet Luzha është dënuar me 2 vite burg.
Halim Halimi, është dënuar me 3 vite burg.
Bajrush Konjusha është dënuar me 3 vite burg, dhe gjobë 300 euro.
Rexhep Topllana është dënuar me 2 vite burg.
Murat Jasharit i shqyrtohet masa e trajtimit te detyrueshëm për 10 vite.
Për të akuzuarit Sabit Berisha dhe Lirije Luzha refuzohet aktakuza, pasi që prokurori ka hequr dorë nga ndjekja penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 27 shkurt 2018, ka ngritur aktakuzë ndaj Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana për vepra të ndryshme penale.
Sipas aktakuzës, të njëjtit thuhet se kishin planifikuar sulme dhe vrasje ndaj personaliteteve të lartë shtetëror të konsideruar si ish funksionarë të viteve 1980-1991 si tradhtar të vendit. Këto sulme, sipas aktakuzës, ata kishin planifikuar t’i kryenin ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, ish-kryeministrit Isa Mustafa, ish-ministrit Hajredin Kuçi, Xhavit Haliti, Fatmir Limaj duke vazhduar me komandantë të luftës së UÇK-së, drejtorin e ATK-së, klerikët fetarë etj.
Sipas akuzës, ky grup me qëllim të vrasjes së këtyre personave që i konsideronin si tradhtar kishin themeluar fondin “Liria e Atdheut” dhe si organizatë “Syri i Popullit” kishin një strukturë të ndarë në bazë të hierarkisë, kishin emra të koduar dhe detyra të ndara thuhet ndër tjera në aktakuzë./arbresh.info/
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve