Kjo pronë, në qendër të Prishtinës, vazhdon të mbahet jashtëligjshëm nga uzurpatorët, pavarësisht se pronarët e vërtetë thonë se po paguajnë tatim. Pronarët ligjorë thonë se uzurpatorët po i bllokojnë lëndën edhe në gjykatë.
Qytetari serb, Sergjan Pandiq , ishte pronar i kësaj prone që thotë se ja ka shitur një shqiptari.
Por, pavarësisht kësaj, objekti nuk po lirohet nga personat që sipas Pandiq, kanë uzurpuar pronën nga koha kur ishte larguar nga Kosova dhe me të cilët thotë se asnjëherë nuk kishte arritur një marrëveshje finale.
Aktualisht Pandiq jeton në Graqanicë, dhe në një intervistë për arbresh.info ai ka rrëfyer në lidhje me problemin që ka hasur këtu.
“Shikoni se në ç’gjendje është shtëpia, kjo ka qenë e gjitha në një dhe kanë jetuar dy familje, kam jetuar unë me nënën time dhe babain tim të ndjerë kurse në pjesën tjetër ka jetuar vëllai dhe shikoni se si ngjanë tani. Ky këtë pronë e ka marrë, e ka uzurpuar dhe e ka dhënë me qera. Kjo shtëpi është e vjetër mbi 300 vjet në Prishtinë dhe shikoni se në çfarë gjendje ka mbetur tani, që po të kalojë dikush pranë saj mund të lëndohet. Ja kjo është shtëpia ime. Shiheni. Për mua kjo është dita më e trishtë dhe një moment i vështirë ta shoh shtëpinë në këtë gjendje ku kanë jetuar edhe gjyshi, stërgjyshi dhe babai im. Jemi në vitin 2021 çfarë të them më shumë. Kjo shtëpi gjendet në qendër të qytetit dhe të vij ta marrë dikush që ka ardhur kush e di se nga ku. Fatkeqësi. Shiheni”, rrëfen Pandiq.
Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 500 metër katrorë, oborr 383 dhe shtëpi 162 metër katror dhe që po i pamundësohet pronarit të vërtetë ta shfrytëzojë.
Uzurpatorët vazhdojnë të mos e lëshojë pronën në rrugën “Tringë Ismajli”, në Prishtinë.
I njejti nga pronari aktual i pronës, person i njohur për portalin, është njoftuar fillimisht gojarisht dhe më pas edhe përmes postës se duhet të lirojë objektin.
Pavarësisht kësaj, uzurpatorët kanë refuzuar të lirojë patundshmërinë duke thënë se e kanë ndërruar me një banesë në Beograd rreth 80 metër katrorë. Portali arbresh.info mëson se kjo familje deri në kohën e luftës ka jetuar në Beograd, dhe fqinjët e tyre thonë se shkaku i gjendjes së mirë financiare ishin të përkëdhelurit e regjimit të Millosheviqit.
Për më tepër, nuk kanë dashur të deklarohen në lidhje me dokumentacionin që posedojnë për këtë pronë.
Ata vazhdojnë të refuzojnë lirimin e kësaj prone.
Pas mos lirimit, në Gjykatën Themelore të Prishtinës është deponuar padi ndaj uzurpatorëve në mars të vitit 2020.
Si provë janë dorëzuar kontrata për shitblerjen e pjesës ideale të patundshmërisë dhe certifikata e pronësisë për njësinë kadastrale.
Aty kërkohet të lirohet objekti dhe në afat prej 15 ditëve t’ia kompensojë shpenzimet procedurale sipas tarifave ekzistuese dhe me kamat ligjore nga dita e paraqitjes së padisë e deri në ditën e pagesës përfundimtare.
Fillimisht në shkurt të vitit 2019 ishte dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Pandiq pretendon se gjykatësi, Enver Shabani, ka zvarritur qëllimisht lëndën.
“Problemi im të cilin me këmbëngulje jam munduar ta zgjidhë qysh në vitin 1999 vazhdon akoma. Jam në procedura gjyqësore qysh në vitin 2005 deri në vitin 2019 ku jam munduar të arrij në përfundimin që personi në fjalë të dalë nga shtëpia pa çka se nuk ka pranuar, derisa nëna u detyrua t’ja shesë pronën fqinjëve, shokut tonë, ku tani ai ka ardhur në situatën e njejtë ashtu siç ishim ne, ku nuk mundet që ai të hyjë në këtë shtëpi… Kësisoj problemesh ka mjaftë në Prishtinë, por shpresoj se koha do ta bëjë të veten e të vërtetojë që nuk është më 1999’ta, por që kemi të bëjmë me një shtet të së drejtës e të gjithë ata që e meritojnë të hyjnë në pronat e tyre, meqë unë nuk munda”, shprehet Pandiq.
Portali arbresh.info ka kërkuar informacion në lidhje me këto padi nga gjykata dhe prokuroria, por nuk janë përgjigjur.
Shfrytëzuesit aktual akuzohen për veprën penale uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme nga neni 332 paragrafi 1, në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Dhe, dikush tjetër figuron si pronar i kësaj patundshmërie në Operatin Kadastral të Komunës së Prishtinës./arbresh.info/
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...