Mbrëmë u mbajt eventi më i madh për ndarjen e çmimeve Oscar, i 88-ti me radhë, ku pjesë e këtij eventi, për herë të parë morën pjesë edhe aktorë shqiptarë nga Kosova me filmin të metrazhit të shkurtër “Shok”.
Edhe pse nuk mori çmimin Oscar, “Shok” mori vëmendjen e të gjitha mediave botërore. Që nga nominimi i tij e deri më tani, ky film u përfol shumë.
Aktorët që luajtën filmin “Shok”, përveç që u përfolën nga mediat e huaja për talentin dhe mundësinë për të fituar “Oscarin” ata u përfol edhe për dukjen e tyre, pasi që “The Guardian” paraqitjen e aktorëve e krahasoi me atë të pop grupit “N’SYNC”.
Nuk kanë munguar as shkrime nga mediat serbe në lidhje me filmin, duke treguar domethënien e filmit, pra luftën e Kosovës si dhe për atë se është konsideruar si favorit.
Filmi “Shok” në Oscar u mund nga filmi “Stutterer” i cili paraqet jetën e një njeriu që belbëzon , i cili është në kërkim të dashurisë, të cilën nuk mund ta shpreh me fjalë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?