Elmedina ishte vendosur që heroizmin e Familjes Jashari, ta ndajë edhe me zviceranët prandaj kishte marrë për temë diplome rezistencën e kësaj familjeje emblematike.
E lindur në Zvicër, dy vite pas mbarimit të luftës në Kosovë, Elmedina Buja, kuptohet që nuk mund të dinte menjëherë për historinë më të freskët të vendlindjes së prindërve të saj. Teksa ajo rritej, dhe gjatë vizitave të rregullta në Kosovë, filloi të kuptonte se disa gjëra nuk shkonin, nuk ishte njëjtë me vendin ku ishte lindur dhe rritej, transmeton albinfo.ch.
Me Bekim Jasharin
Shihte shumë shtëpi të djegura dhe të shkatërruara nga lufta e fundit, numër të madh të skamnorëve nëpër rrugë. Të gjitha këto vetëm sa e shtonin kureshtjen e saj se çfarë kishte ndodhur me të vërtetë në këtë vend, pse nuk është njëjtë si në Zvicër.
E lënduar nga ajo që shihte, pyetjet që u shtronte prindërve të vet, ishin të pafund. Me insistimin e saj, prindërit i kishin shpjeguar gjerë e gjatë për gjithçka kishte ndodhur në Kosovë, në vitet kur ajo ende nuk kishte lindur. Me po të njëjtat pyetje ishte përballur edhe gjyshi i saj, i cili kishte përjetuar edhe Luftën e Dytë Botërore.
Para 4 vitesh, gjatë vizitës së saj në Kosovë, së bashku me prindërit, vendosin të vizitojnë Kompleksin memorial të Jasharajve, në Prekaz.
Tema e diplomës
Nga ajo që kishte parë dhe dëgjuar për atë çfarë kishte ndodhur në atë vend e me Familjen Jashari, pyetjet e Elmedinës, tashmë kishin marrë një drejtim tjetër. Ajo i kishte vënë vetes përpara qëllimin që heroizmin, tragjedinë dhe sakrificën e Familjes Jashari, ta ndajë edhe me opinionin zviceran. Pasi që vijonte mësimet në gjimnaz, me orientim për Ekonomi dhe Drejtësi, Elmedina edhe kishte vendosur që tema e maturës, të ishte pikërisht “Familja Jashari“.
Biseda me dëshmitarë
E vetëdijshme për barrën që po merrte, për të rrëfyer një të vërtetë të madhe, si dhe me përkrahjen e madhe të nënës së saj, ajo filloi të punonte në temën që kishte një domethënie të madhe e të rëndësishme për të.
Duke qenë se ishte një temë e ndjeshme për të, Elmedina i kushtoi një kujdes të veçantë saktësisë së fakteve në atë që do të shkruante për Familjen Jashari.
Për të bërë një punim çfarë ajo dëshironte, Elmedina, merr rrugën për në Prekaz, ku dhe kishte aranzhuar disa takime-intervista me disa nga protagonistët e kësaj ngjarjeje.
Së pari kishte intervistuar Abaz Jasharin, ish ushtar i UÇK-së, i cili kishte qenë i pranishëm gjatë luftimeve në Prekaz. Gjatë rrëfimit për heroizmin dhe sakrificën e Jasharajve, të dy kishin derdhur lot.
Por edhe intervista me Bekim Jasharin, tashmë kryetar i Komunës së Skënderajt, njëherësh djalë i Hamëz Jasharit, kishte qenë me të vërtetë prekëse për Elmedinën. Në kohën kur kishte ndodhur masakra e Prekazit, Bekimi, së bashku me një pjesë të familjes ishte në Gjermani. Ai tregon ankthin që kishin përjetuar atje, përderisa familjarët e tyre në Prekaz, ishin sulmuar nga forcat serbe në mars të vitit 1998.
Një rrëfim tejet prekës për Elmedinën, kishte po ashtu edhe Besarta Jashari, e mbijetuara e vetme në masakrën e Familjes Jashari, e cila si vajzë 10 vjeçe, ishte përballur me humbjen e më të dashurve të saj.
Përvojë jo e mirë me docenten
Pjesë e punimit ishte edhe konsultimi me një docente të Seminarit Historik për Evropën Lindore, në Cyrih. Elmedina bie në kontakt me një historiane me prejardhje nga Maqedonia veriore. Docentja nga Universiteti i Cyrihut, e përballur me pyetjet e Elmedinës, shpeshherë kishte tentuar që t`u ikte fakteve, edhe pse kishte e njohuri të sakta për realitetin e ndodhur. Duke dhënë shpesh përgjigje anësore dhe shumë të shkurtra, kjo kishte nxitur shpesh herë edhe konfrontime mes saj dhe Elmedinës. Për këtë gjë kishte shprehur befasinë dhe respektin e saj edhe profesoresha dhe mentorja e saj në gjimnazin e Muttenz-it, ku ajo po bënte maturën. Njëkohësisht, e prekur nga tregimi i Elmedines për heroizmin e Jasharajve, profesoresha në fjalë, i kishte premtuar asaj se në një të ardhme të afërt do të vizitojë personalisht Prekazin.
Duke qenë nga një familje me sfond imigracioni, përkundër dëshirës së saj të madhe për të mësuar, edhe Elmedina gjatë shkollimit të saj ishte përballur shpesh me pengesa nga mësimdhënëse të papërgjegjshme. Por një gjë e tillë e kishte bërë vetëm më të fortë dhe më të vendosur që të luftojë padrejtësinë.
Pas përfundimit të gjimnazit, ajo do të vazhdojë të punojë në librin e saj të parë, pastaj me studime, por duke mos lënë anash edhe përpjekjet për të luftuar e për të qenë në anën e atyre që iu bëhet e padrejtë.
Merr rrugën për në Prekaz
Duke qenë se ishte një temë e ndjeshme për të, Elmedina i kushtoi një kujdes të veçantë saktësisë së fakteve në atë që do të shkruante për Familjen Jashari. Për të bërë një punim çfarë ajo dëshironte, Elmedina, merr rrugën për në Prekaz, ku dhe kishte aranzhuar disa takime-intervista me disa nga protagonistët e kësaj ngjarjeje.
Rrëfimi i të mbijetuarës së vetme, Besartës
Një rrëfim tejet prekës për Elmedinën, kishte edhe Besarta Jashari, e mbijetuara e vetme në masakrën e Familjes Jashari, e cila si vajzë 10 vjeçe, ishte përballur me humbjen e më të dashurve të saj. Po ashtu kishte intervistuar edhe Abaz Jasharin, ish ushtar i UÇK-së, i cili kishte qenë i pranishëm gjatë luftimeve në Prekaz.
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...