Google ADS

Rita Ora publikon fotografi nga koha kur me familjen e saj vizitonin Rugovën

09:28 | 15 Maj 2023
E.H

Në ditën ndërkombëtare të nënave, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka gjetur rastin të urojë nënën e saj përmes Instagramit.

Rita ka publikuar një fotografi të nënës së saj, Vera Ora, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Urime Dita e Nënave për mbretëreshën Vera Ora”.

Tutje, 32-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj një tjetër fotografi të realizuar në fëmijërinë e saj të hershme, duke pozuar në prehrin e nënës së saj.

Dhe Rita e përmbylli serinë e saj të postimeve me një fotografi familjare, të realizuar gjithashtu në fëmijërinë e hershme.

Bëhet fjalë për një fotografi të realizuar nga familja gjatë një vizite në Rugovë të Pejës, në një nga pushimet e tyre verore që bënin në Kosovë.

Familja e këngëtares me famë ndërkombëtare përndryshe kanë edhe origjinën nga qyteti i Pejës, ndërsa Rita është lindur në Prishtinë dhe ka qenë vetëm një vjeç kur familja e saj emigroi në Mbretërinë e Bashkuar./Arbresh.info

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme