Për nder të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hapet ekspozita “Kujtesa e Kosovës, Adem Jashari, rrëfime për të bëmat dhe heroizmin.
Bekim Jashari tha se ai popull që nderon të kaluarën, të ardhmen e ka të sigurt.
“Ai popull i cili kujton nderon dhe respekton të kaluarën të ardhmen e ka të sigurt”, tha shkurt Jashari./
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, tha se me rënien e familjes Jashari për Kosovën fillojë një epokë e re.
“Po e përkujtojmë sot veprën e komandantit Adem Jasharit. Sot me krenari kujtojmë jetën e tyre. Me rënien e familjes Jashari për Kosovë po fillonte nje epokë e re. Një Kosovë që do të donte ta shihte vetë Adem Jashari”, është shprehur Dumoshi.
Ekspozita është hapur në kujtim të komandantit Adem Jasharit dhe gjithë dëshmorëve.
Ekspozita ka kryesisht revista dhe gazeta që përfshin jetën e Jasharajve.
Artikujt japin një mbulim të jashtëzakonshëm nga gazetaret dhe fotoreporterë ku po sulmohej kjo familje./arbresh.info/
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit