Pushimet e vjeshtës kushtojnë më lirë në këto 8 qytete evropiane

09:47 | 4 Tetor 2017
Arbresh.info

Nga plazhet më të famshme e deri tek kështjella e Drakulës, më poshtë do të gjeni disa prej qyteteve më të bukura por mbi të gjitha lehtësisht të përballueshme financiarisht për të udhëtuar gjatë stinës së vjeshtës.

Alicante, Spanjë

Alicante e Spanjës është vendi ideal për të gjithë ata që janë të dashuruar pas plazheve. Ky qytet ofron edhe mundësinë që disa prej plazheve të tij të jenë shumë pranë qytetit të vjetër, prandaj ju pasi të shplodheni në plazh, gjatë kthimit mund të vizitoni edhe qytetin e vjetër. Është vendi ideal për një arratisje të shkurtër shplodhëse gjatë vjeshtës.

1639465d3f5b23ac41931d93341deb4f-costa-blanca-sofa-bed

Lisbonë, Portugali

Shpeshherë i lënë në hije krahasuar me shtetet e saj fqinje, por mahnitja që të lë ky qytet mund të kuptohet vetëm kur shëtit në rrugët e tij . Ajo është një prej opsioneve më të lira për të udhëtuar nga shumë detinacione të tjera të Europës Perëndimore

maxresdefault

Lubljana, Slloveni

Nëse festivali i njohur i verës nuk është i mjaftueshëm për t’ju tunduar që të shkoni të vizitoni Slloveninë, atëherë natyra që ju ofron ky qytet gjatë stinës së vjeshtës do t’ju tundojë me siguri. I cilësuar në 2016 si qyteti i Gjelbër i Europës në vitin 2016, Lubjana është një prej kryeqyteteve që të mbush shpirtin si me pamjen ashtu edhe me ajrin e pastër të një qyteti pa kaosin e trafikut. Shititjet gjatë lumit që kalon mes për mes këtij qyteti dhe pikat e ndryshme historike, por mbi të gjitha çmimet e ulëta e bëjnë këtë një prej qyteteve më të përzgjedhura për të kaluar pushimet gjatë vjeshtës.

ljubljana-old-town-tomo-jesenicnik-www-slovenia-info_1

Budapest, Hungari

Ky kryeqytet piktoresk, i vendosur përgjatë dy anëve të lumit Danub, është një prej destinacioneve më të preferuara gjatë stinës së vjeshtës. Përveç pikave kryesore të qytetit, si Parlamenti, kopshti i famshëm Margaret, sheshi i Heronjve, ju nuk duhet të lini kurrsesi pa provuar banjat termale, të cilat u hapën në 1913.

8862480-budapest-hungary

Varshavë, Poloni

Qyteti turistik i Krakovit në Varshavë, është një prej zgjedhjeve më të mira për të gjithë ata turistë që janë në kërkim si të eksplorimit të pikave të ndryshme hisotirke ashtu edhe të një natyrë që është shumë e pasur. Muze të shumllojshëm, godina të periudhës komuniste, por mbi të gjitha këtu ju mund të shijoni edhe jetën e natës e cila është e pasur me pube dhe lokale të shumta. Një avantazh tjetër këtu janë edhe çmimet shumë të ulëta.

1200px-warsaw_old_town_market_square_10

Sofje, Bullgari

Sipas Indeksit Europian “Backpacker 2017”, kryeqyteti bullgar, Sofja, është qyteti më i lirë për t’u vizituar në Europë. Opsionet që ju keni për të vizituar disa prej muzeve, kështjellave apo plazheve të mrekullueshme janë të shumta. Një prej maleve më të preferuara që ka një numër të lartë turistësh është, Mali Vitosha, në të cilin mund të shkohet me autobus.

sofia-original-4410

Granada, Spanjë

Spanja jugore gumëzhin gjatë muajve të verës, prandaj gjatë muajve të vjeshtës ajo është destinacioni ideal për t’u vizituar. Granada ka diçka magjike për të cilën ia vlen udhëtimi në këtë qytet, dhe ajo është kështjella përrallore e Alhambras. Shumica e restoranteve, lokaleve kanë çmime të lira.

granada_spain_life_abroad

Beograd, Serbi

Të shumtë janë ata që sapo i përmend Beogradin, ju vijnë nëpërmend ende imazhe të rrugëve të shkatërruara nga lufta, por e vërteta është krejt tjetër. Ky qytet po shndërrohet dalëngadalë në një nga qytetet më interesante historike dhe gastronomike të Europës, dhe mbi të gjitha çmimet këtu janë shumë të ulëta.

belgrade-serbia-city-wallpaper,

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme