Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aktivitet simbolik pranë Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Drin Kukaj, anëtar i PSD-së ka thënë se Këshilli Prokurorial i Kosovës tani është në duart e Albin Kurtit.
“Kemi ardhur sot që të denoncojmë ndryshimet legjislative që kanë ngjarë dje në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht në leximin e dytë në raport me ndryshimet legjislative në Këshillin Prokurorial të Kosovës. Në këto ndryshime vendimmarrja mbi çështjet e rëndësishme, zgjedhja e kryeprokurorit, kryeprokurorëve të prokurorive do të jenë të kushtëzuara nga anëtarët jo prokuror në këtë këshill”, deklaroi Kukaj.
Sipas tij, amandamentimi në leximin e dytë e vulosë ndikimin e anëtarëve jo prokurorë karshi anëtarëve prokurorë në këtë këshill.
“Pak a shumë anëtarët jo prokurorë, që do të delegohen nga pushteti do të kenë një lloj vetoje nga momenti që do ta kenë anëtarët prokurorë në këtë Këshill. “Këto ndryshime legjislative prej kur kanë filluar e deri më tani janë ballafaquar me vërejtje serioze nga Komisioni i Venecias por edhe nga Shoqëria Civile”, deklaroi Kukaj.
Sipas PSD-së, këto vërejtje kanë një emërues të përbashkët që ndërlidhen me kontrollin politik në Sistemin Prokurorial të Kosovës.
“Ky këshill shumë shpejt do të jetë në kontrollin politik të Kurtit”, deklaroi Kukaj./arbresh.info/
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...