Me pankarta nëpër duar “UP seksiste”, “Seksistat jashtë”, “Konica distancohet nga Kastrati”, aktivistët e shoqërisë civile kanë protestuar kundër gjuhës seksiste nga stafi akademik i UP-së.
Shkas i kësaj proteste ishte një status i ligjëruesit, Ardian Kastrati, bërë mbrëmë pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës.
Përmes kësaj proteste, ata kërkuan që të përjashtohet profesori i UP-së Ardian Kastrati.
Përfaqësuesja Liridona Sjarina thotë se deklarata e Kastratit nuk guxon të cilësohet gabim.
“Deklarata e tij nuk guxon të cilësohet gabim. Ne jemi dëshmitar që kjo mendësi o’ te burrat. Kjo gjuhë është shkaktar i dhunës ndaj grave. Ne kemi tri kërkesa nga rektorati. Të shkarkohet Kastrati, të shkarkohet Këshilli Drejtues që e ka zvarritur miratimin e rregullores për mbrojtjen nga ngacmimet si dhe të hartohet draft-dokumenti për mbrojtjen nga ngacmimet seksuale. Ne do të jemi mbrapa këtyre kërkesave deri në realizimin e tyre”, deklaroi Sijarina./arbesh.info/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I