Google ADS

Protesta në veri| “Kurti prishi marrëveshjen e Brukselit, prishi çdo gjë”

12:15 | 25 Mars 2022
arbresh.info

Me moton “Kurti prishi marrëveshjen e Bruksleit, prishi çdo gjë”, ka filluar protesta e serbëve në veri.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të pranishëm në veri të Mitrovicës, pasi një grup i serbëve janë mbledhur në këtë zonë.

Lista Serbe pati paralajmëruar protesta ditë më parë, për të kundërshtuar veprimet e qeverisë së Albin Kurtit, në lidhje me mos lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovës.

Pjesëtarë të policisë janë parë edhe në komunat tjera me shumicë serbe.

“Ne do të luftojmë në mënyrë demokratike dhe të premten do të kemi protesta paqësore”, pati paralajmëruar kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, derisa Serbia ka kundërshtuar ashpër suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Lilana Stevanoviq. Edhe Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur procedura për disa drejtues dhe pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës. Këto veprime të institucioneve të Kosovës, vijnë pasi të njëjtit u panë në një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme