Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës zyrtare në Çeki është takuar me kryeministrin çek, Petr Fiala.
Të dy bashkëbiseduesit i kanë vlerësuar raportet ndërshtetërore të mira dhe janë angazhuar për thellimin e mëtejmë të tyre.
Në takim me kryeministrin Fiala, Presidentja Osmani ka potencuar rëndësinë dhe rolin e mbështetjes çeke për Kosovën në këtë periudhë.
Sipas Presidentes Osmani, Kosova pret përparim në agjendën evropiane dhe procesin e liberalizimit të vizave, nga fakti se ky shtet aktualisht kryeson Këshillin e Bashkimit Evropian.
Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetje që liberalizimi i vizave për Kosovën patjetër të jetë pjesë e agjendës në muajt në vijim dhe që ky proces të përmbyllet përgjatë presidencës së Republikës Çeke.
Presidentja ka theksuar se mosliberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është padrejtësi e madhe që përveç se ua mohon qytetarëve tanë të drejtën elementare të lirisë së lëvizjes, në të njëjtën kohë e dëmton edhe kredibilitetin e BE-së në gjithë rajonin tonë.
Ajo poashtu tha se mosliberalizimi i vizave ka shkaktuar probleme edhe në zbatimin e MSA-së dhe programeve të tjera, në të cilat merr pjesë Kosova.
Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetjen çeke jo vetëm në këtë proces, por edhe në atë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe dhe më pas në NATO.
Sipas Presidentes Osmani, anëtarësimi në KE është në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim dhe në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, teksa anëtarësimi në Aleancën Veriatlantike është i domosdoshëm dhe në funksion të paqes e stabilitetit në Kosovë, në rajon dhe në gjithë kontinentin tonë.
Presidentja Osmani dhe Kryeministri Fiala diskutuan edhe për thellimin e bashkëpunimit në disa sfera të interesit të dyanshëm./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...