Google ADS

Presidentja Osmani priti Presidentin e Shqipërisë me ceremonitë më të larta shtetërore

10:16 | 15 Gusht 2022
arbresh.info

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur për vizitë zyrtare, me rastin e fillimit të mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Presidentja Osmani priti presidentin Begaj me ceremonitë më të larta shtetërore.

Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja Osmani Sadriu zhvillon takim me presidentin e Begaj, si dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media.

Begaj do të pritet në takime edhe nga kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kreu i ekzekutivit, Albin Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme