Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti edhe një herë kanë shprehur qëndrimin se asnjë çështje tjetër nuk është më me rëndësi në dialogun me Serbinë se sa zbardhja e fatit të pagjeturve.
“Jemi bashkë me familjarët e atyre që na mungojnë. Përkujtojmë dhimbjen e tyre të përbashkët. Fati i tyre bëhet edhe më tragjik kur është në duart e shteti serbë, dhe ende nuk distancohet. Kjo i bën përpjekjet shumë më të mëdha për të kërkuar përgjegjësi nga Serbia dhe asnjë çështje tjetër nuk mund të jetë prioritet më i madh se kjo për të pagjeturit në dialogun me Serbinë. Vetëm bashkë mund të kërkojmë përgjegjësi nga shteti që i zhduki me dhunë”, deklaroi presidentja Osmani.
Kryeministri Kurti përmendi detyrimin për Serbinë për hapjen e arkivave.
“Në raportet tona me Serbinë çështja e të zhdukurve me dhunë është kryefjalë dhe nuk pretendojmë të kemi të ardhme të siguritë nëse nuk përballemi me të kaluarën. Nga Serbia do të kërkojmë hapjen e arkivave, dhe gjithçka është bërë nga aparati shtetëror prandaj kjo është përgjigja për zbardhjen e fatit të pafjeturve”, deklaroi Kurti.
Këto komente u bënë pasi Osmani e Kurti së bashku me familjarë të pagjeturve vendosën kurora lule pranë lapidarit të vendosur në sheshin “Ibrahim Rugova”./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?