Pas eliminimit nga BBVA, reagon Kiara Tito në Instagram

17:14 | 26 Mars 2023
E.H

Për moderatoren Kiara Titon, mbrëmë ka përfunduar eksperienca në Big Brother Vip Albania.

Teksa arriti një numër të madh simpatizantësh në rrjetet sociale, së fundmi ka bërë një reagim në profilin e saj në Instagram.

Ajo ka falënderuar të gjithë që besuan dhe e përkrahën për 91 ditë rresht izolim në shtëpinë e famshme.

Teksa e kishte postuar momentin e puthjes me Luizin në dasmën e improvizuar të tyre, ajo ka kërkuar që të gjithë të vazhdojnë mbështetjen ndaj këngëtarit për fitore.

”Faleminderit me shpirt. Dua ta nis pikërisht me mirënjohje reagimin tim të parë. Mirënjohje për të gjithë ata të cilët më kanë mbështetur dhe na kanë mbështetur në këto 90 ditë qendrimi e mbi të gjitha izolimi në shtëpinë e Big Brother Vip. Edhe pse nuk kanë kaluar as 24 orë që kam dalë e ende kam shumë gjëra për të mësuar, e kam ndjerë pafund dashurinë tuaj. Falenderuese për të gjithë ata që besuan tek unë, edhe kur gjuha e urrejtjes nuk e bënte aq të thjeshtë. Pavarësisht se nuk bëra lojë, jam e bindur që ata që më kuptuan e vlerësuan qendrimin tim dhe emocionet që kam dashur të përcjell. Unë kam qen e para që e ndjeva pozitivitetin, mirësinë dhe dashurine e Luizit, edhe kur kisha kundër të gjithë, dhe i kam qendruar dhe do ti qendroj besnike ndjenjës time, deri në fund! Shumë dashuri për ju dhe mos harroni #meLuizin.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme