Nën organizimin e Federatës Sindikale te Sektorit Privat te Kosovës shoqata e autobusëve të Mitrovicës dhe Vushtrrisë kanë protestuar para Ministrisë së Infrastrukturës për mos krijimin e kushteve për punë.
Ankesa kryesore e tyre ishte puna ilegale e kombi busëve në regjionin Mitrovicë-Vushtrri.
Kryetari i Shoqatës së Autobusëve të Mitrovicës dhe Vushtrrisë, Avni Boletini, tha se janë të detyruar t’i paguajnë taksa shtetit, ndërsa kombi busët ilegalisht i marrin të gjithë udhëtarët.
“Nuk po kërkojmë asgjë përveç asaj që na takon me ligj. Ne po paguajmë taksa, po paguajmë për rend dite, po paguajmë licencim, regjistrim, e në fund ata që punojnë ilegalisht që 21 vjet pa i pagu asnjë cent shtetit përfitojnë”, tha ai.
Pronarët e kompanive të autobusëve paralajmëruan bllokimin e autostradave e rrugëve të tjera nëse kërkesa e tyre s’merret parasysh./arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...