Fshati Pjetershan, i cili gjendet pak kilometra larg Gjakovës edhe këtë vit është stolisur në mënyrë të veçantë.
Përmes dekorimit të ambientit të Kishës së Famullisë “Shën Jezefit Punëtor”, qytetarët kanë mundësinë që të shijojnë atmosferën festive që sjell ky vend, raporton arbresh.info.
Ky fshat shkëlqen nga ndriçimi i dekoruar çdo vit për festën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.
Banorët si çdo vit tjetër edhe këtë vit e kanë vazhduar traditën e ndriçimit të fshatit, por edhe shtëpizat të cilat shërbejnë lloj-lloj pije të nxehta, shkruan arbresh.info.
Prifti i kishës së këtij fshati, Don Marjan Ukaj, thotë se ka interesim të madh të vizitorëve. Ai thotë se vizitorët nuk janë veç nga komuna e Gjakovës por edhe nga mbarë Kosova.
Don Marjan Ukaj thotë se qytetarët gjejnë një ngrohtësi shpirtërore kur vizitojnë këtë vend.
Numri i vizitorëve në këtë kishë, sipas tij gjatë mbrëmjes arrin deri 600 vizitorë.
“Ky është një organizim i cili në fillim të muajit dhjetor mundohemi të jemi gati ti ndezim dritat për shkak në parapërgatitjen e festës së Krishtlindjeve më ja dhënë një aromë të jashtme të cilën kisha bënë. Kemi shumë vizitorë të cilët vijnë nga rrethi i Gjakovës, dhe anë e mbarë Kosovës. Kur vijnë këtu e gjejnë një kënaqësi shpirtërore dhe me kënaqësi i shoh shumë qytetarë që vijnë dhe e ndjejnë vetën mirë në këtë vend. Por për dallim nga viti i kaluar këtë vit mund të themi se kemi pasur vizitorë më pak, por mendoj që kemi mjaftueshëm vizitorë sepse çdo mbrëmje kemi 500 deri 600 qytetarë që vijnë jashtë vikendit sepse në vikend është i stërmbushur me vizitorë. Uroj të gjithë besimtarët katolik në mënyrë të veçantë festën e krishtlindjes, që të jetojmë në paqe në respekt me njërin tjetrin”, thotë ai.
Rion Brestovci nga Gjakova thotë se ndërrimin e viteve çdo vit e feston këtu, së bashku me familjarët.
“Kam ardhur sot këtu në vizitë me shoqërinë time, këtu te kisha në fshatin Pjetershan që ta shohim këtë vend të zbukuruar më së miri në Kosovë. Këtu kemi ardhur me i dëgju edhe historitë. I ftojë edhe njerëzit e tjerë që të vijnë e ta vizitojnë këtë vend fantastik. Ndërrimin e viteve çdo vit e festojmë këtu dhe normal i kemi thirr hallat e krejt çka i këna të shtëpisë me u mbledh me kaluar mirë me hëngër e më pi, viti i ri festohet sepse është një send që mbahet mend”, thotë ai.
Artina Bajrami thotë se gjatë ndërrimit të këtu bëhet një festë e madhe.
“Kam ardhur sot këtu në fshatin Pjetershan ku këtë çdo vit organizohet një festë për festat e fund vitit zbukurohu me drita vijnë shumë persona po ashtu edhe nga vende të ndryshme të Kosovës, dhe mërgimtarë. Në ndërrimin e viteve në ora 00:00 vijnë këtu festojnë dhe bëhet si një festë e madhe”, thotë ai.
Ndryshe, në vitin 2019 kjo kishë u vizitua nga më shumë se 10 mijë qytetarë, të cilët kishin shijuar atmosferën festive që sjell fshati Pjetërshan. /arbresh.info/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...