Pasdite ka shpërthyer një zjarr i madh në fabrikën “Treska” në Shkup, ndërsa kjo pjesë e qytetit është bllokuar.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në terren, ndërsa disa janë vendosur në rrugën “Franklin Rusvelt”.
Raportohet se tregtarët në afërsi të fabrikës i kanë nxjerrë produktet e tyre jashtë shitoreve.
Ndërsa kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska, ka thënë se ekipet përgjegjës punojnë për shuarjen e zjarrit.
“Ekipet janë këtu për të shuar zjarrin dhe jemi duke tentuar që të parandalojmë shpërndarjen e zjarrit në drejtim të ndërtesave dhe shtëpive. Apeloj që qytetarët të ruajnë qetësinë”, tha Arsovska.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e këtij zjarri./Telegrafi/
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...