Pak më larg se zhurma e kryeqytetit (Foto)

15:34 | 21 Prill 2016
Arbresh.info

Prishtina ditëve të javës e ka të pashmangshëm trafikun e dendur të makinave në lëvizje dhe pluhurit që edhe këtë pranverë nuk mungon.

Temperaturat e larta dhe ajri i keq që shkakton tymnaja e KEK-ut, shpesh e bëjnë të mërzitshme dhe përplot stres jetën e banorëve të kryeqytetit. Numëro këtu edhe parkingjet në mungesë, që jo rrallë herë nxënë rrugën e këmbësorëve. Duke mos harruar që secili nga ne gati gjithnjë e ka ‘vonë’ për të arritur atje ku duhej të ishte.

Dhe pikërisht, stresi që i japim vetës nga rrethanat që vetë i kemi lënë të krijohen, na bënë të lodhemi më shpejtë. Mjekët dhe psikologët në vazhdimësi kanë alarmuar se lodhja dhe stresi janë nga vrasësit më të mëdhenj të ditëve të shëndetshme për njeriun.

Ata këshillojnë që rrëmujën urbane mund ta tejkalojmë edhe me një orë relaksimi në një vend të gjelbëruar dhe të qetë. Për fat, Prishtina e ka një të tillë me hapësirë të bollshme. Është parku Gërmia.

Fotografi i KosovaPress, Jasir Zeqiri, ka realizuar një set fotografish në një nga ditët e kësaj jave, ku shihet se sa qetë dhe bukur mund të kalohet pak kohë pushimi në Gërmi.

germia

germia

germiagermia

germia

germia

germia

germia

germia

germia

germia

dsc-0016_3420

germia

germia

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme