Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e vizitës zyrtare në Panama ka mbajtur një sërë takimesh me qëllim të promovimit të potencialit ekonomik të Kosovës dhe thellimit të marrëdhënieve miqësore
Kësisoj, Presidentja Osmani ka takuar udhëheqës të sektorëve të ndryshëm, përfshirë komunitetin e biznesit, teksa më pas ka takuar edhe Korin diplomatik, shkruan arbresh.info.
Presidentja Osmani ka vizituar gjithashtu qytetin e Kolonit në pjesën atlantike të Panamasë, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të Odës Ekonomike dhe terminalit ndërkombëtar Manzanillo.
Si një nga zonat më të rëndësishme të lidhshmërisë tregtare botërore, Presidentja ka theksuar se forcimi i bashkëpunimit ndërshtetëror do t’i mundësojë bizneseve kosovare qasje më të lehtë në Panama dhe në të gjithë rajonin e Amerikës Latine.
Në një takim me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kolonit, Michael Chen dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit biznesor është konfirmuar gatishmëria e përbashkët që t’i përafrojnë bizneset e të dy shteteve dhe të krijojnë ura të reja të bashkëpunimit dhe komunikimit.
Gjatë qëndrimit në Panama, Presidentja ka takuar Jorge Ramón Arosemena, drejtorin e Qytetit të Dijes, i cili nga një bazë ushtarake amerikane është shndërruar në qendër inovacioni, ndërmarrësise, arti e kulture. Presidentja dhe drejtori Arosemena janë dakorduar që të ndërmerren hapat e mëtejmë për ta rritur bashkëpunimin me këtë institucion, përfshirë shkëmbimin arsimor dhe kulturor.
Më tej, Presidentja e ka informuar Arosemena mbi potencialin e Kosovës si vend lider i ndërmarrësisë, teknologjisë dhe inovacionit në rajon.
Gjithashtu, Presidentja ka takuar edhe ambasadorë si dhe deputetë e përfaqësues të tjerë të Panamasë, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e fundit në kontinentin tonë dhe më gjerë, duke ritheksuar se Kosova mbetet e përkushtuar që të kontribuoj për paqe dhe stabilitet, duke bashkërenduar politikën e jashtme me aleatët e Kosovës.
Në bashkëbisedim me diplomatët e akredituar në Panama dhe përfaqësues të tjerë të Panamasë, Presidentja ka nënvizuar progresin e vazhdueshëm të Kosovës të njohur ndërkombëtarisht në trajektoren e demokracisë, lirive individuale, të medias si dhe përkushtimin për shtetin e së drejtës.
Gjatë ditës, Presidentja do ta vizitojë edhe Kanalin e Panamasë, ku do të shoqërohet nga Ministri për Çështje të Kanalit, Roberto Roy, si dhe do të takojë përfaqësues të Odës Ekonomike të Panamasë.
Në vizitën zyrtare në Panama, Presidentja ka përmendur potencialin ekonomik dhe frymën e përbashkët demokratike si motivim për të thelluar tutje bashkëpunimin ndërshtetëror./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...