Presidentja, Vjosa Osmani, thotë se Letoni dhe Kosova janë ballafaquar me dekada nga problemet me fqinjët.
“Shpreha mbështetjen e plotë për popullin dhe shtetësinë e Ukrainës. E kemi dëshmuar përmes sanksioneve kundër Rusisë dhe pritjen e refugjatëve. Shpreha mbështetjen edhe ndaj vendeve baltike që po përballen me sfida të njohura edhe për vendin tonë”, deklaroi Osmani, shkruan arbresh.info.
Ajo shtoi se së bashku do të sfidojnë kërcënimet që vijnë nga Rusia e Serbia.
“Jam e bindur se me vendosmërinë për forcimin e demokracisë së bashku do të sfidojmë kërcënimet që na vijnë nga Rusia e Serbia. Ndajmë të kaluar të dhimbshme, por së bashku do të gëzojmë një të ardhme shumë të mirë brenda Bashkimit Evropian. Në Kosovës nuk keni vetëm një aleat, por një mik të vërtetë dhe besnik”, tha Osmani.
Këto komente ajo i bëri në një konferencë për medie me presidentin e Letonisë, Egils Levits./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...