Onkologjia me mungesë të citostatikëve, u.d. Ministrja e Shëndetësisë inkurajon gratë të kontrollohen

11:58 | 11 Tetor 2021
arbresh.info

u.d. Ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka vizituar sot  Klinikën e Onkologjisë.

Ajo është shoqëruar nga drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishaj, duke parë punën dhe është njoftuar me problemet e kësaj klinike.

Pas vizitës, u.d e Ministres, në këtë muaj të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjiriti, inkurajoi gratë që të kontrollohen.

“Sot erdha që të shoh punën në këtë klinikë. Janë 400 gra që për këtë nëntë mujor që kanë kërkuar trajtim në këtë klinikë”, deklaroi ajo.

Nga drejtori Kurtishaj, ajo u informua se që nga e premtja në këtë klinik kanë mungesë të citostatikëve.

“Që nga e premtja kemi mungesë të citostatikëve janë një lloj i tyre. Po shpresojmë që gjatë kësaj javë të furnizohemi”, deklaroi ai para u.d. ministres Gexha.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, tha se pret që gjërat të rregullohen në lidhje me këto telashe.

“Gjatë këtyre javëve mamografi mobil do të shkoj nëpër komuna. Gjatë këtyre muajve kemi filluar edhe me fizioterapi për personat që kanë kaluar këtë sëmundje. Jemi duke përparuar në shërbimet që i ofrojmë në këtë klinikë”, deklaroi Krasniqi.

Mamografi mobil është i destinuar për të zbuluar kancerin e gjirit tek gratë në tërë Kosovën. Këtë vit interesimi për të ka qenë më i vogël, në krahasim me vitet paraprake./arbresh.info/

Mamografi mobil nuk shfrytëzohet nga komunat, 300 gra të prekura me kancer të gjirit këtë vit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme