Njihuni me malin që prek qiellin

20:29 | 6 Mars 2017
Trina Galanxhi

Maja më e lartë në Tianzi është mbi 1200 metra mbi nivelin e detit. Ky mal bën që shumë objekte tjera të ngjajnë si ‘milingona’.

Në saje të një teleferiku, shumë njerëz mund të shijojnë pamjet e rralla që sjell ky mal, transmeton portali arbresh.info.

mal3

Mali gjithashtu është i përbërë nga 100 platforma natyrale që të bëjnë të admirojnë atë edhe më shumë për shkak të natyrës dhe bukurisë që shfaq.

Mali që ka edhe një park për turistë gjendet në Zhangjiajie, një qytet i provincës Hunan, në Kinë dhe që ka më shumë se 1 milionë banorë.

mal4

Një det me re, majat e mbuluara me borë, i japin malit një pamje edhe më spektakulare.

mal5

Pikërisht nga ky mal është frymëzuar edhe James Cameron që solli pamje të mahnitshme të natyrës në filmin Avatar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme