Një qytetar thyen xhamin e autobusit, nuk u lejua të rrinte pa maskë

14:50 | 23 Gusht 2021
arbresh.info

Një qytetarë ka thyer xhamin e autobusit të “Trafikut Urban”, për shkak se nuk u lejua të rrinte pa maskë në autobus

“Trafiku Urban” ka dënuar ashpër këtë sulm, dhe kërkojnë që sulmuesit të dalin para drejtësisë.

Reagimi i plotë:

Me datë 22.08.2021, autobusi i “Trafikut Urban” i Linjës 4 i cili ka qenë me qytetarë duke qarkulluar në destinacionin nga parku i Gërmisë në drejtim të qytetit është sulmuar nga një qytetar i pa ndërgjegjshëm i cili pasi që nuk është lejuar të qëndroj në autobus pa maskë i revoltuar ka dalur nga autobusi duke e goditur autobusin dhe si pasojë ka ardhur deri  tek thyerja e xhamit, shqetësimi i qytetarëve si dhe stafit të autobusit.

Të shqetësuar rreth këtij rasti, dënojmë ashpër këtë sulm dhe të gjitha sulmet vandale të këtij lloji që janë duke u rritur gjatë kësaj kohe pandemie.

Kërkojmë që rastet e tilla mos të përsëriten më dhe sulmuesit të dalin para drejtësisë.

Në autobusët e TU do të vazhdohet të respektohen masat kundër Covid-19 dhe apelojmë te të gjithë qytetarët të bartin maskat dhe të mbajnë distancë gjatë udhëtimit në linjat e TU./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme