Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së, kanë marrë pjesë në një shëtitje simbolike me biçikleta dhe trotinete elektrike, për të promovuar lëvizshmërinë alternative dhe të ardhshme.
Ambasadori Szunyog theksoi se e ardhmja e gjelbër është pjesë shumë e rëndësishme e Bashkimit Evropian, ndërsa ka inkurajuar të gjithë që të lëvizin duke përdorur më shumë biçikleta dhe duke ecur më shumë, raporton Ekonomia Online.
“Duhet të jetë një mënyrë e jetës e shëndetshme… Shpresojmë që ky demonstrim i vogël do t’i frymëzojë edhe qytetarët e Prishtinës, qytetarët e Kosovës për këtë”.
“Faleminderit që jeni më ne në Ditën e Evropës, një ditë mjaftë e rëndësishme për Bashkimin Evropian, gjithashtu besoj dhe për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, pasi ne besojmë që Ballkani Perëndimor e ka një të ardhme në Bashkimin Evropian”, deklaroi Szunyog, para gazetarëve.
“Ne jemi duke punuar për ta afruar Kosovën sa më afër standardeve evropiane, që ofron një të ardhme të sigurt”.
“E ardhmja e gjelbër është pjesë shumë e rëndësishme e Bashkimit Evropian. Ne gjithashtu dëshirojmë që ta lidhim Kosovën me të ardhmen e gjelbër në mënyrë që gjenerata e ardhshme ta bëjë botën të qëndrueshme dhe të gjelbër”.
Ai tha se me kryetarin e Prishtinës diskutoi sesi mund të bëhet Prishtina dhe Kosova e gjelbër dhe mënyrën se si të ndryshojmë rrugën në të cilën njerëzit janë duke lëvizur nëpër Prishtinë.
“Mendoj se duhet të lëvizim duke përdorur më shumë biçikleta dhe duke ecur më shumë… Është e panevojshme të përdorin veturën për të lëvizur apo për të bërë biznes. Unë mendoj se ne duhet të ndryshojmë mënyrën se si kemi jetuar, për ta ndihmuar këtë lëvizje të gjelbër”, ka theksuar ambasadori i BE-së.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se edhe pse nuk jemi ende pjesë e Bashkimit Evropian jemi të njëjtë me Evropën në mënyrën e jetesës, raporton Ekonomia Online.
Ai ka folur për problemet me të cilat ballafaqohet kryeqyteti i Kosovës, ndër të cilat numri i madh i makinave. Sipas tij, nga kjo vuajnë 73 për qind e popullatës, pasi vetë 27 për qind vozisin në komunikacion. Rama ka thënë se Prishtina duhet të lirohet nga kolonat e automjeteve dhe të transformohet në një kryeqytet të gjelbër.
“Edhe pse Kosova ende nuk është pjesë e Evropës kjo tregon që ne edhe mënyrën si jetojmë jemi të njëjtë me Evropën. Kjo tregon që të gjitha programet që i kemi paraqitur vetëm se kemi fillua ri-implementimin e tyre që janë të ndërlidhura me vizionin e Evropës për vitin 2030”.
“Vizioni për një Prishtinë më të gjelbër e cila shkon në favor të qytetasve. Problemi kyç e kemi me makina përkundër faktit që 27% e përdorin 73% vuajnë prej saj. Ne mundemi shumë lehtë ta transformojmë me prioritet për këmbësorët dhe trafikun urban. Kjo mundëson që një numër i madh i qytetarëve të kenë qasje të sigurt të shpejt nëpër hapësirë publike. Ne duhet ta lirojmë qytetarin nga trafiku. Këtu sot e bëjmë një gjiro me ambasadorin e BE-së. Çdo vend do të kemi iniciativa të ndryshme. Prej testimeve për këtë rreth për krijimin e njëkahëshe në po e kthejmë qytetin qytetarëve. Tash jemi duke kryer rregulloren për skuterë elektronikë”.
Ai tregoi se Prishtina do të presë sivjet ngjarje të mëdha, si Festivalin “Suny Hill”, festivalin e gastronomisë etj.
Tutje ka thënë se Prishtina mund të jetë e ngjashme me komunitetin Evropian apo edhe më mirë.
“Mendoj që ne Prishtina dhe Kosova kemi mundësi që jemi të ngjashëm apo edhe më përpara se komuniteti evropian dhe duhet ta tregojmë me punë. Është rast i mirë mu bashkëngjit, jo na me i lut”, tha Rama.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...