Komuna e Prishtinës ka vënë sot gurthemelin e memorialit kushtuar të vrarëve të masakrës së Prapashticës në vitin 1921.
Në përkujtim të martirëve të rënë në këtë masakër, nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, tha se këta heronj u vranë dhe u masakruan vetëm që të zhbëhet populli kosovarë në këtë anë.
“Sot 100 vjet më parë të pambrojtur u vranë e u prenë dhe u masakruan vetëm që të zhbëhet populli ynë në këtë anë. Sikur edhe sot dhimbjet e tyre janë akoma në mendjen tuaj. Serbët e quanin “masakra e Bozhiqes”.
Sipas tij, në vend se të luteshin dhe të kërkonin mëshirë dhe falje para krijuesit të tyre, serbët, pikërisht në ditën e krishtlindjeve të tyre, vranë dhe masakruan rreth 1570 persona.
“Paramendojeni njerëz, masakra e Bozhiqet, që është festa e Krishtlindjeve. Në vend që t’i luteshin krijuesit për paqe, mëshirë dhe falje, ata vranë, prenë, masakruan rreth 1570 njerëz të pambrojtur, e të lënë në mëshirën e zotit dhe të motit”, u shpreh Pacolli.
Ai, tha se ishte motiv dhe përkushtim i tij ngritja e mirëqenies në këtë anë, si dhe ngritja e një qendre memoriale për përkujtimin e martirëve të kësaj ane.
“Në cilësinë e nënkryetarit të komunës së Prishtinës, motiv dhe përkushtim e kisha ngritjen e mirëqenies sociale dhe infrastrukturës së kësaj ane, të pjesës më të bukur të kryeqendrës. Ndër të tjera, edhe shënimin dhe përkujtimin e çdo ngjarje të ndodhur gjatë historisë së kësaj ane, përfshirë edhe masakrën e Prapashticës, Keqekollës dhe disa fshatrave përreth, ku si pasojë e të dhënave të mbledhura në teren, supozohet se mbi 1570 persona u vranë dhe u prenë, duke mos u kursyer as fëmijët në djep dhe as pleqtë dhe plakat mbi 90 vjeç”, tha Pacolli.
Sipas tij, në këto masakra na ndodhur edhe shuarja e rreth 50 familjeve.
“Supozohet se 30 nga këto familje janë shuar tërësisht dhe nuk ka arritur asnjë person të mbijetojë. Dhe 20 familje të tjera, të cilat fatmirësisht dhe rastësisht nuk kanë qëlluar në shtëpitë e tyre dhe kanë mbijetuar,” u shpreh ai.
Pacolli, tha se meritat për njoftimin dhe sensibilizimin e faktorit ndërkombëtar për tmerrin që po ndodhte në këto anë, është Nazim Gafurri.
Ai, tha se kjo qendër memoriale do të ngritët në shenjë përkujtimi për martirët e kësaj ane, me rastin e 100 vjetorit të masakrimit të tyre dhe do të shërbej si memorie dhe nderim i tyre./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...