Altleti 40-vjeçar që është dhe trajner fitnessi në SHBA, Ahmad Ayyad, ka pësuar një ndryshimin drastik në fizik pasi u infektua me koronavuris.
Ai qëndroi 25 ditë në koma dhe humbi shumë kilogramë. Para se të infektoheshe nga koronavirusi në 15 mars trajneri kishte një fizik mbresëlënës, por pasi doli nga spitali ai kishte humbur forcën e krahëve si dhe masa muskulore në zonën e gjoksit e këmbëve kishte rënë.
40-vjeçari është shprehur se pavarësisht se merreshe me stërvitje çdo ditë dhe nuk kishte pasur asnjë lloj sëmundje tjetër shoqëruese, ai e përjetoi shumë keq saqë as në këmbë nuk mund të çoheshe dot.
“Personeli mjekësor u kujdes shumë për mua. I kam borxh jetën. U frikësova nga sëmundja, kisha frikën e familjarëve, por e pranoj dhe frikë për veten. Unë qëndrova 25 ditë në gjendje kome dhe rrezikova jo pak që të humbisja jetën. Fiziku im pësoi një ndryshim drastik. Masa trupore në pjesën e gjoksit dhe këmbëve e humbën forcën. Falë zotit tashmë jam mirë dhe kam lënë pas krahëve atë sëmundje të tmerrshme”, wshtw shprehur ai.
Ayyad filloi të ndjejë simptomat e koronavirusit në 11 mars, vetëm disa ditë pasi u kthye nga një udhëtim në Florida.
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...