Google ADS

Ndahen dekorata për dëshmorët e Brigadës 138 “Agim Ramadani”

14:35 | 27 Nëntor 2019
Arbresh.info

Me rastin e ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ndarë dekorata për dëshmorët e Brigadës 138″ Agim Ramadani”.

Me këtë rast Ministri në largim i FSK-së Rrustem Berisha, tha se më këtë po vlerësohet ashtu siç duhet beteja e Koshares, raporton arbresh.info.

“Sot është dita e Forcës së Kosovës. Kemi zgjedhur pikërisht sot të japim këto dekorata. Pikërisht në 20 vjetorin e betejës së Koshares, kjo betejë po e merr vendin e merituar dhe dua të falënderoj Presidentin Hashim Thaçi për ndarjen e dekoratës për familjaret e dëshmorëve”.

E në emër të Presidentit të pranishmëve iu drejtua këshilltari i tij Bislim Zyrapi.

“Fillimisht ju kërkoj falje në emër të Presidentit që nuk ka mundur me qenë sot këtu pasi ka shkuar në Durrës pas tërmetit. Ne s’do të ishim sot të lirë pa këtë betejë të Koshares. Jam i lumtur që e ndaj sot titullin “Urdhrin e Kosovës”, për familjarët.

Në fund të kësaj ceremonie ju ndanë edhe dekoratat familjarëve të dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”./Arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme