Angela Merkel (67) ka qenë Kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005, e cila njoftoi tre vjet më parë se nuk do të kërkonte një mandat të pestë dhe përsëriti disa herë se nuk do të ndryshonte mendje.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në Gjermani të dielën, më 26 shtator, kur gruaja më e fuqishme në botë do të pushojë së qeni kancelare e vendit më të sukseshëm në Bashkimin Europian, transmeton portal arbresh.info
Për 10 vjet rresht, Angela Merkel ishte në vendin e parë të listës Forbes si gruaja më e fuqishme në botë.
Gjermanët e quajtën “nënë”, ndërsa e gjithë politika botërore e konsideron atë si “mbretëreshë”.
Edhe pse ajo ka një karrierë të suksesshme politike për dekada të tëra, Angela Merkel ka një diplomë në fizikë dhe një doktoratë në kiminë kuantike.
Ndërsa ajo po përgatitet që të dalë në pension, ne do të kujtojmë disa nga momentet më interesante nga karriera e saj.
Kancelarja vizitoi një nëndetëse në 2005, dhe duke gjykuar nga shprehja në fytyrën e saj, ajo donte të dilte sa më shpejt që të ishte e mundur.
Kancelarja duke pirë birrë në një panair në Mynih. Me sharmin e saj ajo nxiti “tërë botën të pinte birrë”.
Ajo ishte e lumtur kur lojtari i kombëtares gjermane Philipp Lam shënoi një gol kundër Greqisë në Kampionatin Evropian të Futbollit në 2012.
Ajo vizitoi Parkun e Zogjve në Marlow dhe ushqeu disa papagaj.
Një imazh arkivor i vitit 1995 tregon ministren gjermane të Mjedisit, Angela Merkel, gjatë vizitës së saj të parë në depon bërthamore në Gorleben.
Mediat raportuan se Angela është një kuzhiniere e mirë dhe se i pëlqen të bëjë biskota. Megjithatë, kjo fotografi e tregon atë duke shijuar falafel. Ajo u fotografua në 2017 në Berlin./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...