Momente intime të çifteve të dashuruara të kapura nga kamera

11:26 | 14 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Një çift duke kërcyer mbi një krevat në brekë si fëmijë. Një tjetër çift me flokët e tyre  si fole e një zogu pas luftimeve, transmeton arbresh.info.

Një tjetër cift me flokë të shushprishura sy dy zogj pas një luftimi.

Këto janë disa nga momentet e kapura nga fotografja Natalia Mindru në projektin e saj “Dashuria Urbane”. Fotografit, me bazë në Bukuresht te Rumanise, i afrohen personat te cilet duan te dalin ne mediat sociale, ajo i fotografon ata në shtëpitë e tyre.  Çdo sesion zgjatë përreth dy orë.

Ajo së pari njoftohet me çiftin që të fitojë besimin e tyre para se ti fotografojë.  Për disa prej tyre kjo eksperiencë është hera e parë para një fotografi profesionist.

“Të gjitha çiftet që kam fotografuar, pavarësisht stilit të jetës së tyre, moshën dhe statusin, kanë gjëra të përbashkëta. Ata janë të butë, të gjallë, emocionalë, dhe nganjëherë të çrregullt. E ndjej pulsin dhe zemren e tyre duke rrahur kur ata shikojnë njëri-tjetrin”, shprehet Mindru.

Vitin e ardhshëm, Mindru ka në plan të udhëtojë në Gjermani, Portugali, Spanjë, SHBA dhe Indi për të vazhduar projektin e saj.

“Ndoshta për të gjetur dallimet kulturore apo ndoshta për të provuar se njerëzit e duan njëri-tjetrin në të njëjtën mënyrë pavarësisht se ku jetojnë.”, tha ajo.

“Kjo do të jetë si një hartë e dashurisë – me çifte nga vende të ndryshme që ndajnë historitë e tyre të vërtetë dhe njerëzit frymëzues tjerë të besojnë në dashuri.”, tha ajo.

“Kjo do të jetë si një hartë e dashurisë – me çifte nga vende të ndryshme që ndajnë historitë e tyre të vërteta dhe inspirojnë tjerë njerëz që të besojnë në dashuri”./independent/arbresh.info

1 2 3 4 5 5rt 6 7 9 11

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme