Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi e shoqëruar nga zv/ministrat Halil Matoshi e Qazim Rrahmani mori pjesë në hapjen zyrtare të trajnimeve që do të mbahen në kuadër të projektit “Përgatitja e të rinjve për përpunimin e të dhënave përmes SPSS dhe platformave të ngjashme për hulumtime” i cili do të realizohet në komunën e Lipjanit dhe Komunën e Fushë Kosovës nga Akademia INFINIT, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Objektivi kryesor i këtyre trajnimeve është ofrimi dhe promovimi i mundësive për kyçje në tregun e punës, përmes trajnimeve për personat e papunësuar, me qëllim të pajisjes me njohuri, shkathtësi punësimi dhe punësim direkt.
Ministrja Dumoshi u shpreh shumë e lumtur që ka rastin të shohë se si një angazhim i saj direkt për avancimin dhe fuqizimin e shkathtësive të të rinjve ka arritur të realizohet.
Ministrja e përsëriti edhe njëherë gatishmërinë e saj dhe të MKRS-së për të qenë derë e hapur e të rinjve ambiciozë të cilët me vullnet e angazhim do të jenë pjesë e tregut të punës.
“Punësimi i sa më shumë të rinjve dhe ndërlidhja e edukimit formal dhe joformal me tregun e punës është një nga objektivat kryesore që ka qeveria aktualisht e sidomos Ministria e Kulturës. Si Ministri jemi përpjekur maksimalisht brenda kapaciteteve tona të ndihmojmë përmes thirrjes publike organizata rinore të cilat synojnë të integrojnë sa më shumë të rinjtë në tregun e punës si dhe organizata të cilat kanë sjellë përmes projekt propozimeve ide inovative, kreative e të realizueshme.”
Këto trajnime synojnë përgatitjen e të rinjve përmes sesioneve të edukimit joformal me rastin e aplikimit për vend të caktuar pune te punëdhënësit e ndryshëm, biznes ose shoqëri civile si dhe synojnë të ndihmojnë të rinjtë në mëdyshje për zgjidhjet që duhet të bëjnë për profesionet e ardhshme. Kjo do të arrihet përmes mësimit të teknikave që i bëjnë ata më të suksesshëm dhe më të përgatitur për tregun e punës.
Programi ndër shumë të tjera do t’i aftësojë të rinjtë për krijimin e bazës së të dhënave, njohjen me procesin e hulumtimit, njohjen me variablat dhe nivelin e matjeve, krijimin e të dhënave të munguar, analizën deskriptive të të dhënave, eksplorimin e të dhënave me grafe, analiza korrelacionale dhe regresionale, teste jo parametrike etj.
Të gjithë të trajnuarve do tu mundësohet ndjekja e trajnimit dhe qasja në materiale falas. /arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...