Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Vesel Krasniqi, dhe kryeinspektori i MTI-së, Lulzim Syla, kanë inspektuar njërën nga kompanitë e derivateve në Kosovë
ku fillimisht kanë bërë matjen e litrit të derivateve si dhe matjen cilësisë së derivateve,
Kransiqi tha se këto inspektime po bëhen që tu sigurohen qytetarëve produkte ashtu siç e kërkon ligji.
Ai tha se ditëve në vazhdim do të inspektohen edhe produktet ushqimore dhe jo vetëm derivatet.
“Ne sot morëm një aksion me inspektoratin e tregut për të bërë një inspektim në lidhje me derivatet këtu në vendin tonë. Ne sot morëm disa mostra sa i përket cilësisë dhe sasisë dhe mostrat e tilla do t’i rrisim inspektimin dhe do të marrim mostra krahasuar me vitet e tjera do të shtojmë numrin”.
“Ne sot jemi në detyrën e re dhe kemi dalë të inspektojmë vetë personalisht për t’i siguruar të gjithë qytetarët së Kosovës që ne do të jemi krahas ligjeve në fuqi t’i zbatojmë ato për t’i siguruar cilësi të derivateve dhe sasi”.
“Ne sigurojmë qytetarët se ditëve në vijim ky intensifikim i inspektimeve do të rritet dhe jo vetëm me do të inspektojmë edhe artikuj tjerë si ushqimore po ashtu edhe të tjera për t’i siguruar qytetarët që vendi ynë t’i ofrojë produkte si e kërkon ligji”.
Gjatë inspektimit të sotëm Krasniqi tha se sasia ishte në premisa të lejuara ndërsa për cilësinë pritet të dalin rezultatet disa ditë më vonë.
“Ne sot morëm disa mostra sa i përket sasisë ishte në premisa të lejuara dhe sa i përket cilësisë besoj që ditëve në vijim do të dalin rezultati”.
“Ne sot do të vazhdojmë edhe në biznese tjera, por çdo ditë tjetër do të kemi ekipe tona në teren dhe jo vetëm për produkte të naftës dhe fokusi jonë gjatë mandatit do të jetë mbrojta e produkteve, konsumatorëve dhe bizneseve”.
Ai tha se të gjitha këto inspektime do të bëhen pa paralajmërim dhe vendet ku do të inspektohet do t’i caktojë ai.
“Sigurisht pa paralajmërim do t’i bëjmë këto dhe do të kujdesem për kabinetin tim që paralajmërimet të mos ndodhin sepse agjendat dhe pikat do t’i përcaktojmë vetë”./EO/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...