Me rastin e 22 vjetorit të rënies në altarin e lirisë, sot, Ramiz Lladrovci së bashku me Gjeneral Xhevahir Gecin, pjesëtarët e FSK-së, familjarët e dëshmorëve, veteranët e UÇK-së, zyrtarët e komunës dhe qytetarët, kanë bërë homazhe dhe vendosëm lule të freskëta pranë vendit ku prehen dëshmorët Xhevat e Bedri Demaku dhe Imer Shala, në Abri.
“Jeta dhe vepra e tyre heroike, është dhe do të jetë mesazh për brezat e tashëm dhe ata që do të vinë se sa e çmuar është liria dhe sa duhet atdheu. Sakrifica e tyre, është pjesa më e ndritur e historisë tonë, të cilën ne e kujtomë me nderim të thellë e të sinqertë, ashtu siç kujtojmë brezat e tërë që u sakrifikuan për lirinë tonë.
Sot, u përkulem me nderim, para jetës dhe veprës së tyre atdhetare, e cila mbetet udhëzuese për punën tonë të çdo ditshme, përkushtimin dhe angazhimin për fuqizimin e shtetit, zbatimin e ligjit dhe barazisë para ligjit”, shkruan Lladrovci në Facebook.
I përhershëm është kujtimi për dëshmorët Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Imer Shala./arbresh.info/
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...