Kryetari i ri i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është betuar në Kuvendin e Komunës së Podujevës.
Himni kombëtar tregoi që në njërën nga komunat që deri sot ishte udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës, do t’i kalojë qeverisja Lëvizjes Vetëvendosje.
Aty nuk mungoi as flamuri, kombëtarë, derisa gjatë intonimit të himnit të Kosovës pati defekte teknike.
Pas betimit, në fjalën e parë të mbajtur para asamblistëve Bulliqi tha se Podujeva ka nxjerrë emra të mëdhenj në të gjitha drejtimet.
“Jam i vetëdijshëm që sot marr përgjegjësi të lart për t’i shërbyer popullit. Jam i nderuar dhe përgjegjës që më bindje të lirë llapjanët më bënë kryetar. Ne do të drejtojmë një komunë që ka nxjerr emra të mëdhenj në të gjitha drejtimet. Llapi ka dhënë emra si Adem Demaçi e Shaban Shala, llapi ka dhënë emra si Zahir Pajaziti e Afrim Zhitia. Llapi ka dhënë emra si Enver Maloku e Xhemajl Mustafa”, është shprehur Bulliqi, raporton arbresh.info.
Kujtojmë se më Podujevën për herë të parë pas 20 vitesh po udhëheq dikush që nuk është nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Podujeva deri para nëntorit të këtij viti ishte bastion i LDK-së, dhe para kalimit në Vetëvendosjes edhe vetë Bulliqi ishte pjesë e kësaj partie./arbresh.info/
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen
Horoskopi ditor
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë