Në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Departamenti për Shtetësi Azil dhe Migracion(DSHAM), mbajti takimin e rregullt me përfaqësuesit e ambasadave të shteteve të BE-së, të akredituara në Kosovë, Zyrës së BE-se ,ICITAP-it Amerikan dhe me organizata ndërkombëtare që merren me çështjet e migrimit si UNHCR dhe IOM.
Drejtori i DSHAM-it, Valon Krasniqi, theksoi se ky është takimi i rregullt me qëllim të prezantimit të të dhënave sa i përket menaxhimit të migrimit. Ai falënderoi të gjithë të pranishmit për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për MPB-në në menaxhimin e migrimit.
Në këtë takim Krasniqi vuri në dukje planet konkrete që ka MPB në realizmin e aktiviteteve që kanë të bëjmë kryesisht në menaxhimin e fluksit eventual të migrantëve dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për tu përballur me të gjitha sfidat që dalin nga ky proces. Posaçërisht për faktin se vitin e kaluar dhe këtë vit ka një rritje të konsiderueshme të migrantëve dhe azilkërkuesve në vendin tonë.
Në këtë takim u prezantuan të dhënat në fushën e migrimit dhe azilit për vitin 2019, aktivitetet e Policisë së Kosovës në parandalimin e migrimit jo të rregullt dhe bashkëpunimit rajonal policor në këtë fushë, procesin e riintegrimit të personave të riatdhesuar, sistemit të vizave etj. Gjithashtu u prezantuan edhe zhvillimet e fundit të këtij viti sa i përket migrimit.
Gjatë takimit u diskutua poashtu për metodat që ndjekin shtetet e ndryshme të BE-së, sa i përket lëvizjeve migratore dhe qasjen që kanë pasur institucionet e Kosovës duke ndjekur me përpikëri praktikat evropiane dhe ndërkombëtare për trajtimin e migratëve. Kosova vazhdon të mbetet partner me shtetet e BE-së dhe në kuadër të aktiviteteve strategjike do të vazhdohet që të përmirësohen pikat e ndjeshme që janë hasur gjatë viteve të shkuara.
Të pranishmit në këtë takim, shprehën falënderimet e tyre për bashkëpunimin me autoritetet e Kosovës në fushën e migrimit, për profesionalizmin e treguar dhe për qasjen proaktive që ka Kosova në menaxhimin efikas të migrimit. Gjithashtu ata shprehen përkushtimin e tyre për të vazhduar këtë bashkëpunim dhe mbështetjen për Kosovën në menaxhimin sa më të mirë të migrimit. /arbresh.info/
Kanosi verbalisht zyrtarët policorë, arrestohet gjilanasi
Liga Unike rikthehet sot me sezonin e ri
Lansohet Ankandi i erës 100 MW, Kurti: Ekonomia e Kosovës po...
Arrestohen disa persona, sekuestrohen armë zjarri si dhe një...
Mbledhja e përbashkët e Parlamentit të Kosovës dhe Shqipëris...
Rusia arreston të dyshuarin për vrasjen e gjeneralit në Mosk...