Presidentja Vjosa Osmani dhe ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për Bibliotekën Presidenciale “Ibrahim Rugova”.
Pas ceremonisë së nënshkrimit, presidentja Osmani tha se kjo bibliotekë do të tregoj punën dhe sakrificën për të realizuar shtetin e Kosovës.
“Kemi filluar me ndërtimin e Bibliotekës Presidenciale që ka për qëllim të tregoj historinë Kosovës për të ndërtuar shtetin tonë. Kjo o’ model amerikan dhe kemi edhe përkrahje nga Amerika për këtë çështje. Këto do të ndihmojnë të punojmë së bashku për zhvillimin e fondeve për bibliotekën. Biblioteka do të ofroj të gjithë bibliografinë e presidentit Rugova dhe familja e tij kanë vendosur që të gjithë arkivin privat të japë për bibliotekë si donacion për të ruajtur historinë tonë”, tha Osmani.
E Ministri Hajrullah Çeku tha se ndihet i privilegjuar që po bëhet pjesë e kësaj nisme.
“Për mu është kënaqësi për të marr pjesë në një nismë kaq të rëndësishme. Ne përveç që nderojmë figurën e Presidentit historik ne nderojmë gjithë Kosovë. Do ta marrim më shumë seriozitet këtë punë. Ne ndiejmë obligim që t’i përgjigjemi kësaj nisme”, deklaroi ai.
Biblioteka e Presidentit do të vendoset në fillim në hapësirat e zyrës së Presidentit deri të gjendet një lokacion tjetër bëri të ditur Presidentja Osmani./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...