Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit ka bërë përgatitjet e nevojshme për implementim dhe zbatim të vendimit i cili i referohet marrëveshjes së arritur në Bruksel, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e që ka të bëjë me vendosjen e targave të përkohshme të cilat do të jenë në formën e stikersave.
“Ashtu siç është përcaktuar me marrëveshje, zbatimi ka filluar në nivel vendi, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, pasi me kohë janë bërë përgatitjet si në aspektin e angazhimit të resurseve njerëzore po ashtu edhe të atyre logjistike, në mënyrë që të ju mundësohet qytetarëve pajisja më e shpejtë me targa të përkohshme në formë të stikersave dhe mundësia e qarkullimit dhe lëvizjes së lirë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore e kushtetuese, do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe garantimin e lëvizjes së lirë në nivel vendi./arbresh.info/
Lushaku-Sadriu nënshkruan zotimet e KOMF: Do të jem zëri i m...
Murati: Ekzekutimi i pagesave me rritje për pensionistët fil...
Drejtoria për Fqinjësi e Zgjerim: Vazhdojmë përkrahjen ndaj ...
Lille sonte pa Zhegroven, ylli kosovar vazhdon rikuperimin
Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diel...
Haxhiu: Isufaj e di kush nga prokurorët shkoi në zyrën e kry...