Llapi nuk pyet për pandemi kur iu shkon Kurti, e valëvisin edhe flamurin e Dardanisë

14:37 | 10 Nëntor 2021
V. S.

Lëvizja Vetëvendosje ka harruar masat anti-covid.

Fushata për zgjedhjet komunale të cilat do të mbahen këtë të diel kanë bërë që i pari i Qeverise, Albin Kurti si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, të dal në sheshin e Komunës së Podujevës e të kërkoj votën për kandidatin e partisë së tij, Shpejtim Bulliqi.

Në këtë tubim vërehet edhe flamuri Dardan.

Në fotot e publikuara në profilet e simpatizantëve të kësaj partitë vërehet grumbull i madh i qytetarëve dhe pa respektim të masave anti-covid./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme