Ky vend ua mundësoni të flini pranë luanëve

21:15 | 22 Nëntor 2019
Arbresh.info

A do të guxonit të flini afër luanëve?

Një vend në Kent të Britanisë ua mundëson këtë. Port Lympne Hotel u ofron mysafirëve shansin të hanë, flenë e të pastrohen fare pranë luanëve, transmeton portali arbresh.info.

Shtëpizat janë të parat të këtij lloji, me dritare të mëdha në dhomën e gjumit dhe të ndejës, ku mysafirët nuk janë larg nga grabitqarët që jetojnë në park.

Shtëpia gjithashtu krenohet me një bar të shtruar, një llambadar gati dy metra dhe një tarracë dhe kopshte private./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme