Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me deputetë të Kuvendit e aktivistë, vizitoi për ngushëllime familjen e profesorit dhe akademikut të ndjerë, Feriz Krasniqi.
Duke shprehur ngushëllimet e tij, Kurti tha se profesor Feriz Krasniqi jetoi për arsimin dhe shkencën.
“Ai do të kujtohet gjithmonë me ndjenja të thella respekti dhe mirënjohje që me aq përkushtim i udhëhoqi proceset e ndërtimit dhe ngritjes së Universitetit të Prishtinës në dekadën e parë të tij, dhe me mbresa pozitiviteti dhe dashamirësie, si një akademik me integritet dhe dinjitet të lartë”, ka thënë Kurti./Arbresh.info
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...