Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se në takimi e parë në Bruksel nuk arritëm në një mirëkuptim minimal, sepse Serbia dëshironte asociacionin si prioritet dhe tërheqjen e njohjes Defacto.
“Në takimin e parë nuk arritëm në një mirëkuptim minimal, sepse zbatimi i tyre duhet të bëhej në një mënyrë të tillë që të ishte e pranueshme edhe për Serbinë e cila e donte asociacioni si prioritet dhe tërheqjen e njohjes Defacto.
“Në takimin e dytë atë bilateral me pjesëmarrjen e presidentit të Serbisë, u ekspozova përballë një skenari të cilin zotëri Lajçak dukej që e kishte dizajnuar kohë më parë, pasi që i propozova një planë të sekuencimit të përpunuar nga Republika e Kosovës i cili në fakt është dokumenti i parë që e propozoi në një takim të nivelit të lartë. Nuk morra asnjë përgjigje për shkak të një fakti të thjeshtë ço pikë e planit tim të sekuencimit të propozuar aty buronte në mënyrë eksplicite nga shkronja e secilit nen të marrëveshjes bazike”, u shpreh Kurt.
Kurti ndër të tjera tha se në marrëveshjen që kishte propozuar ishte miratuar me 18 mars të këtij viti në takimin që rezultoi me marrëveshje në Ohër, përcjell Arbresh.info.
“Nuk kisha shpikur dhe as nuk kisha shtuar asgjë, çdo gjë që kisha shkruar në propozimin tim ishte e miratuar nga të gjithë ne me 18 mars të këtij viti në takimin që rezultoi me marrëveshjen në Ohër. Pasi u refuzova nga Vuçiq e Lajçaku atyre të dyve u shtrova një pyetje bazike, i’u thashë se nëse po refuzoni propozimin tim atëherë më thoni nëse Serbia ka bërë ndonjëherë ndonjë propozim të një plani të sekuencimit, zotëri Lajqak tha po me një bindje të plotë, Serbia tha ka sjell propozimin e saj gjithashtu unë insistova ta shohë propozimin sepse nuk e dinim”, tha Kurti./Arbresh.info/
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion