Prodhimi i multidisiplinaritetit, relacioni i hollë i metodës me përmbajtjen, cilësia e shqipes dhe formëzimeve të saj letrare dhe kulturore, janë tri detyrat e përhershme që i kam ndeshur gjatë jetës në merakun e zëdhënësve tuaj, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij para studiuesve të gjuhës dhe kulturës shqiptare, profesorëve dhe zyrtarëve të institucioneve universitare dhe shtetërore, në ceremoninë e hapjes së edicionit të 39-të të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare.
Për pikën e tretë, kryeministri tha se kemi një rënie në plan të përgjithshëm.
“Besoj se po shpreh shqetësimin tuaj në këtë pikë. Drejtshkrimi dhe leksiku janë dobësuar nga tre shkaqe: 1. shkëputja e sistemit arsimor, për shkak të ndarjes së shqiptarëve në pesë shtete (duhet të mendojmë këtu edhe arbëreshët e Italisë), për shkak të aparteidit serb, për shkak të çoroditjes së sistemit arsimor gjatë dekadave të fundit; 2. Mësymja e teknologjive dhe mediumeve të tyre e sidomos thjeshtimi dhe rrallimi i shkrimit që kërkohet prej tyre; 3. Fakti që pjesa më e madhe e shqiptarëve janë larguar prej trojeve këto tri dekadat e fundit (pa përfshirë ata që kanë shkuar më herët)”, tha ai.
Kryeministri Kurti theksoi se nëse ndiqet teza themelore se albanologjia është shkenca që drejton dijen shqiptare, ajo duhet të bëhet shkenca që motivon fakultetet në një pjesë të trupës së tyre./arbresh.info/
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...