Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e Kosovës do tu gjendet pranë ushtrisë në të gjitha format e mundshme.
“Sot për ju dhe familjet tuaja dhe forcën e sigurisë së Kosovës është një ditë e veçantë pasi që Kosovës poni shtohen edhe 180 rekrutë të trajnuar mirë. Gjatë kësaj kohe ju jeni trajnuar, keni përjetuar sfida të cilat ju kanë mbajtur larg familjeve. Duke qenë pjesë e FSK ju do të jeni krahë aleatëve të NATO-së”, është shprehur Kurti.
Ai shprehi zotimin se Qeveria e Kosovës e ka vendosur Forcën e Sigurisë së Kosovës në prioritet e saj.
“Rritja e buxhetit të FSK-së tregon që ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë atë. Të nderuar familjarë të rekrutëve bijat dhe bijtë sot janë më shumë se ata vetë, ata sot veshin uniformën e sakrificës për shumë vite. Ju inkurajoj të ruani dhe të avanconi akoma më shumë. I bindur plotësisht se do t’i shërbeni vendit me nderë dhe krenari. Zoti ju bekoftë”, deklaroi Kurti.
Në ceremoninë e betimit të 180 rekrutëve të rinj të FSK-së mori pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani./arbresh.info/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League