Kryeministri Haradinaj ndan ëmbëlsira me policët në Ditën e Flamurit

10:11 | 28 Nëntor 2019
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka ndarë ëmbëlsira me efektivët e Policisë së Kosovës me rastin e Festës së Flamurit, shkruan arbresh.info.

“Në këtë ditë të bekuar për kombin tonë e nisa mëngjesin duke ndarë ëmbëlsira me Policinë e Kosovës. Bashkëndjejmë me dhimbjen shqiptare. Urime festa!”, shkruan Haradinaj.

Ndryshe sot Festa e Flamurit është nën hije për shkak të tragjedisë së tërmetit në Shqipëri, ku mbetën 39 të vdekur e qindra të lënduar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme