Në Jarinjë është shtuar prezenca e policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm, ndërsa sipas Reporterit është i pranishëm edhe ekipi kundërsabotues K-9, i cili po merr pjesë në kontrollin e zonës para vizitës së paralajmëruar të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, në komunat në veri të Kosovës.
Gazetarët raportojnë se vizita e kryeministres së Republikës së Serbisë, Ana Brnabiq në Kosovë, synon të dërgojë “mesazhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, që është e vetmja mënyrë për të arritur mbijetesën e serbëve në Kosovë”.
Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, tha se vizita e kryeministres serbe Ana Brnabiq është e një rëndësie të madhe për serbët në Kosovë, si në jug ashtu edhe në veri të Ibrit, duke shtuar se kryeministrja e Serbisë do të dëgjojë nevojat e qytetarëve.
Ardhja e kryeministres së Serbisë Ana Brnabiq është jashtëzakonisht e rëndësishme për serbët e Kosovës thotë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq./arbresh.info/
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër