Policia e Kosovës e ka arrestuar një mashkull kosovar pasi i njëjti është kapur duke e kaluar kufirin në Zhegër duke kontrabanduar 300 pako me pula të ngrira dhe 20 shisha.
Policia ka iniciuar rastin si kontrabandim me mallra.
“Patrulla policore, pas kontrollimit të automjetit ka vërejtur se në të kishte të ngarkuara mallra komerciale/ushqimore, për të cilat drejtuesi i automjetit: I.M., (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar) nuk posedonte dokumentacion përkatëse. Në automjet janë gjetur 300 pako me pula të ngrira, përafërsisht mbi 3000 kg dhe 20 shishe (agrile)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë:
Patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrje të Kufirit Zhegër (Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare-Lindje), sot më 12.11.2021, rreth orës 11:50, gjatë patrullimit në realizim të planit operativ, ka ndaluar një automjet (furgon) nën dyshimin e kontrabandës së mallrave.
Patrulla policore, pas kontrollimit të automjetit ka vërejtur se në të kishte të ngarkuara mallra komerciale/ushqimore, për të cilat drejtuesi i automjetit: I.M., (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar) nuk posedonte dokumentacion përkatëse. Në automjet janë gjetur 300 pako me pula të ngrira, përafërsisht mbi 3000 kg dhe 20 shishe (agrile).
Në konsultim me prokurorin përkatëse, rasti është iniciuar “kontrabandë me mallra”. Malli i konfiskuar së bashku me automjetin bartës (furgonin) i dorëzohet Doganave të Kosovës për procedura të mëtutjeshme doganore. Rastin është duke u hetuar nga ana e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Lindje. /arbresh.info/
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit