Google ADS

Komandanti i KFOR-it: Keni mbajtur detyrën me integritet

10:25 | 21 Mars 2022
arbresh.info

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc KAJÁRI kryesoi transferimin e autoriteteve të Batalionit Rezervë Taktik të KFOR-it Hungarez (KTRBN) në kampin Novo Selo.

“Të gjithë keni bërë një punë shembullore dhe e keni mbajtur detyrën me integritet, nder dhe shërbim vetëmohues. Arriti të mbajë traditat krenare që ilustronin besueshmërinë e ushtarëve hungarezë”, tha gjenerali KAJÁRI gjatë fjalës së tij.

Gjatë ngjarjes komandanti i KTRBN-së në largim, nënkolonel István VARGA dhe komandanti i ardhshëm nënkoloneli Szabolcs RÁCZ mbajtën fjalim.

Transferimi i Autoritetit është një ceremoni e rëndësishme për të gjitha njësitë, ajo nënkupton marrjen e përgjegjësisë së misionit të caktuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme