Vera po vjen e me të fillojnë edhe aktivitetet e ndryshme që zhvillohen në bregdet. Shqipëria vazhdon të jetë destinacioni kryesor turistik për kosovarët për t’i kaluar pushimet verore. Përveç pushimeve në dhoma private e në hotelet e ndryshme viteve të fundit për një pjesë të madhe të rinisë së Kosovës, si mënyrë pushimi po preferohet edhe kampingu. Një nga këto organizime është edhe Jal Kamping, i cili organizohet në Jal, në Jug të Shqipërisë.
Gjatë 7 viteve të shkuara shumë të rinjë i janë bashkuar këtyre organizimeve duke shijuar një nga plazhet me të bukura të detit Jon me çmime relativisht të lira. I gjithë kampingu zhvillohet në natyrë, I vendosur në rripat e ullishteve, tendat e pajisura më sfungjerë, jastëk e çarshafë mbulohen nga hijet e pemëve të ullinjëve dhe portokajve. Në ofertat e kampingut përveç fjetjes përfshihet edhe udhëtimi me autobus nga Kosova si dhe shujtat e mëngjesit dhe darkës të cilat shërbehen në kamping.
Organizatori i Jal Kamping nga Kosova, Valdrin Ahmeti duke folur për kampingun dhe organizimet që do ketë tha se këtë vit fokusi i organizatorëve është te shtimi i aktiviteteve të ndryshme.
“Më 1 Korrik po e fillojmë punën në kamp, dhe do vazhdojmë deri më 10 shtator. Udhëtimet nga Kosova do të jenë të përditshme nga qytete të ndryshme. Këtë vit jemi duke punuar në ndryshime sidomos në pjesën e tusheve dhe toaleteve dhe shtim të kapaciteteve si kamp. Mbi 100 tenda të reja do t’i kemi që në fillim dhe hapësirat rekreative i kemi dyfishuar me më shumë mundësi për volejboll, pingpong, kalceto, pikado, etj.”.
Duke qenë në pozitë të përshtatshme dhe në afërsi me plazhet e tjera si Gjipeja, Himara, Dhërmiu dhe Porto Palermo, Jala mbetet si pikënisje për vizitë në pjesët tjera të bregdetit. Kjo edhe sipas organizatorëve do të jetë një nga pjesët ku do të angazhohen më së shumti këtë vit.
“Përveç ndryshimeve të nevojshme në kamp këtë po bashkëpunojmë me grupe të ndryshme që të kemi sa më shumë aktivitete gjatë ditëve të qëndrimit në kamp. Që në fillim të organizimeve kemi bashkëpunimin me Kosova Bike ku do të vizitojmë me biçikleta Himarën, PortoPalermon dhe Vunon. Po ashtu gjatë gjithë kohës do të kemi organizime për të shkuar me kajake (kanoa deri në Gjipe). Po ashtu netëve përveç muzikës këtë vit do të kemi edhe kinemanë. Jemi të interesuar që gjatë gjithë ditëve të kemi aktivitete të shumta në mënyrë që të përjetohen eksperienca të ndryshme gjatë qëndrimit në Jal Kamping”, thotë Ahmeti./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...