Google ADS

KFOR-i stërvitet në “kodrën e FSK-së”

18:20 | 6 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Paqeruajtësit amerikanë dhe letonezë të NATO-s kanë kryer një stërvitje në kodrën e Cërnushës, e cila në majin e këtij viti iu dha në shfrytëzim Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas një njoftimi në faqen e KFOR-it, ushtarët e Batalionit të Manovrave nga Brigada e Lindjes hapën istikame dhe përdorën armatim të ndryshëm sulmues në këtë zonë mbi fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Muaj më parë, me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes, komuna e Mitrovicës ndau hapësirën prej 191 hektarë, e cila do të shërbejë për nevojat tjera të FSK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme