Këshilltari i kryeministrit të Avdullah Hoti, Valon Murtezaj përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka komentuar në lidhje me takimin e Hotit me Presidentin franceze, Emmanuel Macron, duke thënë se ishte një mundësi të flitet për shumë çështje me rëndësi, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, Kosova duhet t’i avancojë interesat e veta nacionale në kuadër të vizioneve evropiane
Postimi i plotë:
Takimi dje në Paris, me Presidentin e Republikës franceze, Emmanuel Macron ishte një mundësi të flitet për shumë çështje me rëndësi.
Kosova duhet t’i avancojë interesat e veta nacionale në kuadër të vizioneve evropiane dhe auroatlantike.
Këto janë vlerat në të cilat besoj, dhe Kosova vetëm evropiane mund të jetë.
p.s
Atdheu ynë Kosova, si shtet, do të përballet në mënyrë të përhershme me procese të avancimit të subjektiviteti ndërkombëtar. Kjo kërkon që secili të jap ndihmën e vet aq sa krijohen mundësitë dhe rrethanat.
Do të jem me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, në disa procese, në momente të caktuara, aty ku konsiderohet se mund të jap kontributin tim si Këshilltar i jashtëm politik për politikë të jashtme. Mua më vjen mirë për këtë mundësi të krijuar për të ndihmuar sadopak me aq sa mundem.
Këtë punë e bëj me qëllimin dhe interesin e vetëm : që interesat nacionale të Kosovës të avancohen për sa është e mundur në arenën ndërkombëtare.
Pra, si gjithmonë fusha ime është politika e jashtme dhe diplomacia.
Këtë angazhim jam duke e bërë pa pagesë, pra, pro-bono (për të mirën publike). Si rrjedhim i mirëpres propozimet tuaja çdoherë për proceset e të mirës publike, dhe ju siguroj që do të bëhem një përcjellës korrekt i ideve tuaja për të mirën e përbashkët.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit