Google ADS

Ish-presidenti Moisiu-Kurtit: Sfidat do të jenë të shumta dhe terreni i vështirë kërkon ndershmëri dhe aftësi

20:00 | 2 Mars 2020
L G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pritur sot në takim ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu.

Ish-presidenti  Moisiu i uroi Kryeministrit Kurti punë të mbarë në qeverisjen e vendit.

Ai shprehu kënaqësinë për arritjen e marrëveshjes së koalicionit dhe ardhjen në pushtet të opozitës, si një vlerë e re në fushën e politikës shqiptare.

Po ashtu, Moisiu nënvizoi se sfidat do të jenë të shumta dhe se terreni i vështirë kërkon ndershmëri dhe aftësi, bën të ditur zyra për media e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti shprehu, nga ana e tij, mirënjohjen për Moisiun, për pjesëmarrjen e ish-presidentëve në tryezat ndërkombëtare si dhe për rolin e tyre në të ardhmen. Biseda mes kryeministrit Kurti dhe ish-presidentit Moisiu ishte shumë e ngrohtë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme